Shkarkimi i anëtarëve të KLD-së - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkesa e 39 deputetëve të maxhorancës për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë tashmë do të shqyrtohet nga një Komision i Posaçëm Hetimor. Propozim ky i ngritur dhe miratuar nga Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e fundit. Duke folur në emër të deputeteve të mazhorancës, deputetët Taulant Balla dhe Alfred Peza shprehën bindjen se anëtarët e KLD me veprimin apo mosveprimin e tyre kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin.Por, gjatë raportimit në komisionin e Ligjeve nënkryetari i KLD-së Elvis Çefa i ka konsideruar akuzat si sulme personale.Edhe anteri i propozuar për shkarkim Lulzim Lelçaj i ka konsideruar të pavërteta pretendimet e mazhorancës për shkelje të ligjit. Të dy anëtarët e KLD-së u shprehën pro propozimit të Komisionit të Ligjeve, për ngritjen e Komisionit Hetimor, që sipas tyre do të zbardhë përfundimisht të gjitha akuzat. Komisioni hetimor do të ketë 9 anëtarë, nga të cilët 5 të mazhorancës dhe 4 të opozitës. Ai pritet t?i kalojë për miratim Kuvendit ditën e enjte.

Recommended