Prokuroria merr të pandehur tre deputetë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy deputete socialiste dhe një demokrat vendosen nen akuze nga Prokuroria e Përgjithshme. Deputetet e mazhorances Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, janë marre te pandehur për shkak te incidentit te ndodhur ne Parlament me deputetin e PD Gent Strazimitri. Ata akuzohen për goditje për shkak te detyrës. Hetimi ndaj shtetasve Arben Ndok dhe Pjerin Ndreu ka filluar në bazë të kallëzimit të dorëzuar me 14 korrik 2014 nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka. Sipas kallëzimit, në datë 10 korrik 2014 në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë deputetët Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre Strazimiri. Në kuadër të këtij procedimi janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale. Prokuroria ka venë nen akuze edhe deputetin demokrat Astrit Veliaj, per një ndërtim pa leje ne qytetin e Fierit. Hetimi për procedimin e Astrit Veliaj ka nisur në bazë të një kallëzimi penal të një qytetareje nga Fieri në të cilin pretendon se subjekti UFO Sh.pk ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme në pronën e saj një ndërtesë katër dhe gjashtë kate me një sipërfaqe prej 11 mijë metra katrorë. Kjo ndërtesë është ngritur me qëllimin e ushtrimit të një aktiviteti privat nga subjekti UFO Sh.pk i cili rezulton në pronësinë dhe administrimin e shtetasit Veliaj. Organi qendror i akuzës ka bere te ditur se dosjet me gjithë dëshmitë, faktet dhe provat e mbledhura gjate kësaj periudhe do t?i dërgohen Gjykatës se Larte e cila është kompetente për gjykimin e zyrtareve te këtij niveli. Me ndryshimet e fundit ligjore, organi i akuzës nuk ka detyrim t?i drejtohet parlamentit qe t?i japë leje për marrjen te pandehur te deputeteve. Ajo behet e detyrueshme vetëm ne rastet ku ndaj tyre pritet flete arresti. Ndërkohë, para se behej publike vendosja nen akuze e tre deputeteve, prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla se ka zhvilluar për 30 minuta një takim me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ne zyrën e këtij te fundit.

Recommended