Mediat e huaja për vizitën e Papës në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita e Papa Françeskut në vendin tonë, ka tërhequr interesin e mediave më të rëndësishme të globit. Gjiganti amerikan ?CNN? ka transmetuar moment pas momenti çaste nga vizita e kreut të Vatikanit dhe nga fjala e tij. Madje ka kryer edhe lidhje të drejtpërdrejta satelitore me gazetarë nga sheshi Nënë Tereza. Ka qenë dy detaje, ato që kanë zënë vendin kryesor në pasqyrimin mediatik ndërkombëtar: Toleranca fetare në vendin tonë, pasi theksohet se të krishterë dhe myslimanë, mirëpritën së bashku Atin e Shenjtë.Si dhe së dyti, mesazhi i Papës kundër terrorizmit. ?Zoti nuk duhet përdorur si mburojë për ekstremizmin?. Ishte ky citimi kryesor i Papa Françeskut, që zë titujt dhe faqet e para të televizioneve më të njohur të botës, gazetave e portaleve online. Mesha e Atit të Shenjtë është transmetuar drejtpërdrejt në kanalin e parë të televizionit publik italian ?Raiuno?. Mesha është transmetuar gjithashtu në livestream nga faqja zyrtare në internet e Vatikanit. Nga faqja online e gazetës italiane ?Corriere della Sera?, nga portali ?Tgcom? e dhjetëra media të tjera të njohura italiane. Agjenci prestigjioze si ?Reuters?, ?Associated Press?, ?AFP? kanë komentuar ngjarjen, duke e vënë theksin si shumë të tjerë te bashkëjetesa fetare në Shqipëri.

Recommended