Mësim në shkollën e dëmtuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo që po shihni nuk është një ndërtesë e shekullit të kaluar, por një shkollë e ngritur vetem 10 vite më parë. Çdo vit në këto ambiente të Shkollës së Mesme të Bashkuar në komunën Xibër në rrethin e Matit arsimohen rreth 300 nxënës. Por në këto kushte, ku në çdo klasë muret janë plasaritur, xhamat e dritareve janë thyer, instalimet elektrike mungojnë dhe për më tepër edhe muret e jashtëm janë krisur vetëm mësim nuk mund të bëhet. Kjo situatë për prindërit e nxënësve të kësaj zone është alarmante kur vetëm pak ditë kanë mbetur nga fillimi i vitit të ri shkollor. I kontaktuar nga vizion plus kryetari i komunës Xibër sqaron se është siguruar një fond për ndërtimin e një shkolle të re. Por deri atehere, shkolla do te vijoje ne keto kushte. Ndërtimi i këtij objekti shkollor u bë në vitin 2004 me një fond prej rreth 35 milionë lekësh. Por brenda dy vitesh ajo filloi të amortizohej dhe aktualisht është jashtë funksionit. Deri tani përgjegjësinë për një investim të tillë të paqëndrueshëm e me një kosto kaq të lartë, nuk e ka mbajtur askush.

Recommended