Banka, miliona euro qira për ambientet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane kaluar me shume se nje vit e gjysme nga përfundimi i afatit zyrtar te punimeve ne ambjentin e BSH, por ne këtë godine vijon ende te punohet, ndërsa banka paguan miliona leke qira per godinat qe ka marre me qira. por, pyetja qe shtrohet është a do te penalizohet kompani e cila ka sjelle këto vonesa. Kontrolli i Larte i Shtetit i ka sugjeruar prej kohesh bankës qe sipërmarrësi qe ka shkaktuar vonesat te marre përsipër edhe pagesat e qirave per godinat ku qëndron sot i gjithe stafi. Shifra e këtyre qirave arrin e 1 mln dollarë ne vit. Per ekspertet pagesa e nje shume te tille, ne kushtet kur e gjithe ekonomia eshte ne ngec është nje luks i tepërt. Kjo situate kërcënon dhe vete mbarëvajtjen e punës ne banke. Nga pikëpamja e menaxhimit eshte nje situata absurde qe jane paratë tona te cilat shkojnë per qira. Institucioni i Bankës se Shqipërisë eshte përmendur ne auditin e Kontrollit te Larte te Shtetit por, edhe mes eksperteve te fushës per shpenzime te tepruara krahasuar me gjendjen ekonomike te vendit. keto shpenzime vijnë edhe nga pavarësia absolute qe ka ky institucion. Por vjedhja e thesarit te shtetit solli ne vëmendje se kjo pavarësi ka nevoje te rishikohet nga parlamenti.

Recommended