Konfindustria: Banka e Shqipërisë është keqmenaxhuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per komunitetin e biznesit vjedhja e mbi 7 milionë dollarëve ne Bankën e Shqipërisë erdhi si pasoje e keqmenaxhimit te këtij institucioni. Nëpërmjet nje njoftimi per shtyp konfindustria ka bere thirrje qe hetimi i këtij skandali te nxjerre përgjegjësitë jo vetëm penale por edhe morale për te gjithë zinxhirin drejtues te Bankës se Shqipërisë. Konfindustria vlerëson, se grabitja e turpshme, nga brenda dhe e zgjatur ne vite e Bankes se Shqiperise, pavarësisht se nuk prek qendrueshmerine e sistemit financiar, eshte ngjarja me domethënëse e deritashme, qe tregon se sa keq janë ndërtuar, menaxhohen dhe funksionojnë ne dem te interesit publik, institucionet rregullatore te tregjeve strategjike ne vend, ku sektori bankar është nga me te rëndësishmit. Sipas biznesit kjo ngjarje shpjegon edhe situatën ne sistemin bankar ne vend me kreditë qe janë me te shtrenjtat ne rajon. Ngjarja e fundit ne Bankën e Shqipërisë shpjegon pse sektori bankar ne Shqipëri shfaq shenja te qarta te oligopolit ne dem te interesit publik, me norma te rritjes se kreditimit ne kufijtë e zeros, daljen e paarsyeshme te parave te shqiptareve jashtë vendit, me kreditë me te shtrenjta ne rajon, qe nxisin fenomenin e rrezikshëm te huamarrjes informale/fajde, duke u treguar i paafte te mbështesë zhvillimin ekonomik te vendit. Për konfindutrian nëse vjedhja e parave ne Bankën e Shqipërisë nuk zbardhet plotësisht atëherë ajo do te kete pasoja per nje kohe te gjate ne ekonominë e vendit pasi rrezikon te godasë besimin e investitorëve.

Recommended