Kursi i këmbimit, Banka e Shqipërisë: nuk do të ndërhyjmë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Luhatjet e kursit të këmbimit në tregun vendas, konkretisht në zhvlerësimin e euros dhe mbiçmimin e lekut, për Bankën e Shqipërisë nuk janë shenja shqetësuese. Guvernator i BSH-së Genti Sejko ka sqaruar çdo monedhë i nënshtrohet ligjit të tregut, pra kërkese-ofertës, çka për rrjedhojë institucioni më i lartë monetar mendon se nuk ka nevojë për ndërhyrje.
Në javën që lamë pas, kursi euro-lekë arriti një rekord të ri, konkretisht një euro u këmbye me 129 leke, nivel ky më i ulëti në 10 vitet e fundit. Por pavarësisht kësaj situate leku vendas vijon të mbetët i qëndrueshëm.Këto qëndrime guvernatori i BSH i bëri në konferencën e përmuajshme, teksa bëri dhe një analizë të zhvillimeve ekonomike në vend. Banka mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në nivelin e 1.25%.

Recommended