Lushnjë, aksidenti u merr jetën tre të rinjve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrëzimi në këtë kanal ujitës pranë fshatit Çiflik të Lushnjës, ka qenë fatal për tre të rinj të cilët po ktheheshin nga një ceremoni martesore. Automjeti me të cilin udhëtonin Fadil Rika 17 vjeç dhe dy kushërinjtë e tij Mario Rika dhe Sokol Sheqi nga 16 vjeç ka përfunduar aty në orët e para të mëngjesit të së premtes. Duke mos mundur të dalin nga thellësia prej tre metrash e kanalit të tre të afërmit nga fshati Çinar, janë mbytur. Me ta udhëtonte edhe Francesko Mara 16 vjeç i cili ka mundur të shpëtojë duke dalë menjëherë nga mjeti përpara se të rrëzohej. Më i madhi Fadili drejtonte automjetin e babait të tij pa patentë. Policia është njoftuar nga dasmorët e tjerë që po ktheheshin në shtëpi dhe ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të trupave të pajetë të të rinjve dhe të automjetit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore shkaku i vdekjes ka qenë mbytja në ujë. Ndërsa policia ka konstatuar se shpejtësia me të cilën udhëtonin ishte shumë e lartë. Ky nuk është rasti i parë i aksidenteve që ndodhin pas gëzimeve familjare gjatë sezonit veror. Përdorimi i alkoolit dhe shpejtësia e madhe pas dasmave shpesh ka çuar në humbje jetësh.

Recommended