Zhduket dëshmitari okular i Arben Frrokut? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëshmitari okular ne procesin ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, dyshohet se është zhdukur. Personi qe ishte marre ne mbrojtje nga prokuroria me gjeneralitete të ndryshuara, nuk është paraqitur per te katërtën here, ne Gjykatën e Krimeve te Renda, për te dëshmuar ne lidhje me vrasjen e kryer. Seanca u be me dyer te mbyllura, por sipas avokatit Genc Gjokutaj kryetari i trupit gjykues Dritan Hallunaj ka lexuar përgjigjen e ardhur nga zyra per mbrojtjen e dëshmitareve ne policinë e shtetit. Avokatet e Frrokut kane pretenduar se ky dëshmitar nuk ekziston, por është imagjinar, dhe i kane kërkuar Gjykatës te ndryshojnë masën e sigurisë duke kërkuat lirimin e Frrokut. Por kjo kërkesë nuk është marre parasysh nga Gjykata. Është hera e parë që nje dëshmitar ikën pa lene gjurme nga projekti i mbrojtjes. Ndërsa zhdukja e tij vë në pikëpyetje të gjithë procesin e te pandehurit pasi është i vetmi dëshmitar okular qe sipas akuzës ka pare vrasjen e kryekomisarit.

Recommended