Gjyqi i Arben Frrokut në apel - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Apelit për krime të renda dëgjoi konkluzionet e Prokurorisë, sipas të cilave Arben Frroku duhet të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj ne shkurt të vitit 2013. Sipas Prokurorisë vendimi i Gjykatës se Shkalles se Parë që shpalli të pafajshëm Frrokun duhet të anulohet dhe për ketë të merren për bazë deklarimet e dëshmitarit të mbrojtur. Ne argumentet e organit të akuzës thuhet se ne deklarimet e dëshmitarit të mbrojtur ka fakte, të cilat provojnë katërçipërisht akuzën mbi Frrokun, por edhe të dhëna të cilat janë ne përputhje me ngjarjen. Vetë i akuzuari pre vrasjen e komisarit te policisë nuk ishte i pranishëm në seancën e pretencës, ndërsa avokati Tonin Prendi kërkoi kohë për të shpallur pretendimet e mbrojtjes. Seanca e radhës me faktet e mbrojtjes do të mbahet më 22 qershor dhe më pas trupi gjykues do të shprehet me një vendim.

Recommended