“Zhduket” një fshat i tërë në Pogradec - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fshati Blacë në Bashkinë e Pogradecit nuk ekziston në regjistrat dhe hartat e hipotekës e për pasojë edhe banesat dhe bizneset janë të paregjistruara.Banorët pohojnë se kjo situatë është që prej vitit 91 kur tokat janë ndarë dhe ata nuk mund të blejnë dhe shesin asgjë.Banori 1:Nuk kam regjistruar asgje. Shkojmë pyesim për të marrë një tokë ndonjë gje na thonë që skemi karta. Taksat I paguajmë rregullisht , nuk na afrohet asn1 njeri se do shesës do blesh, ka njerez që kan lekë do blejnë ka nga ata që s?kanë do shesin nje gjë.Banori 2:Une po behem 70 vjec, në fshatin tonë nuk ka as shitje as blerje as për banesa as për toka, skemi ne vetem fshati yne nuk ka as shitje blerje ne fshatrat e tjerë situata është ndryshe. Tokën ta jep sot tam merr neser se kartë nuk ka.Ky proces nuk është kryer nga zyrat e regjistrimit të pronave te paluajtshme për mungesë fondesh por bashkia e Pogradecit premton ti jape zgjidhje ketij problemi.Eduart KapriKryetar i bashkise PogradecFshati Blacë është e vetmja zonë të themi e cila nuk ka bërë regjistrimin fillestar të pasurive , të pronave të paluajtshme. Kemi marrë kontakt me e zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ku ata na kanë vënë në dijeni të faktit të pamundësi fondesh dhe nuk kanë mundësi që të realizojnë vetë pavarsisht pse kjo është një detyrë dhe kompetencë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme mgjithatë na kërkuan që në rast se do kemi ndonjë lloj bashkpunimi ku bashkia të mudn të financojë bërjen e këtij regjistrimi fillestar, ne po llogarismin dhe fonde që tëkemi mundësi që të kryejmë këtë shërbim dhe të bëhët regjistrimi I pronave të paluajtsghme në Zonën e Blacës.Blaca eshte nje nga fshatrat e mëdhenj të bashkisë së Pogradecit me rreth 600 banorë.

Recommended