Policia ruan rrugët. "Truku" me policë dhe makina kartoni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo makinë e policisë rrugore e parkuar pranë shtyllës elektrike nuk është vërtetë. Është një foto e improvizuar dhe e vendosur në disa akse kryesore të qarkullimit rrugor në vend. Për drejtuesit e automjeteve pamja shërben si një sinjal për të qenë më të kujdesshëm gjatë udhëtimit duke ulur shpejtësinë. Kjo është një nismë e policisë së shtetit për rritjen e sigurisë rrugore, kryesisht gjatë kësaj periudhe të sezonit veror ku numri i mjeteve në qarkullim është më i lartë. Por kjo nuk është e vetmja masë nga rrugorët. Aktualisht postblloqet e policisë janë përqendruar kryesisht në akset që të çojnë drejt plazheve më të frekuentuara nga pushuesit siç është ai i Shëngjinit. Çdo ditë në segmentin rrugor që të çon drejt bregdetit radha e automjeteve arrin në gati 5 km gjatësi duke krijuar probleme edhe për mjetet që qarkullojnë drejt Shkodrës apo Tiranës. Por ky fluks udhëtaresh ka sjelle dhe përqendrim te policisë rrugore ne gjithë gjatësinë e rrugës. Gjatë verës rrugorët do të kenë edhe mbështetjen e forcave të ndërhyrjes së shpejt për rritjen e sigurisë së pushuesve.

Recommended