Paulownia, tani edhe në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Leon Jakaj, nga Bushati i Shkodrës është kthyer në vendlindje pas një eksperience 15-vjeçare në emigracion në Australi. Gjatë kohës së qëndrimit në vendin e largët ai ka punuar me kultivimin e një peme të veçantë në plantacione të mëdha dhe tashmë përvojën e fituar atje po e shfrytëzon për të bërë biznes në fshatin e tij. Pema e rrallë quhet Paulownia, dhe ajo rritet e kultivohet natyrshëm në vendet me klimë tropikale, si në Australi, por është përhapur në shumë vende të ndryshme të botës dhe Evropës, duke e përshtatur me klimën e vendit përkatës. Pema e rrallë ka disa karakteristika të ndryshme që e bëjnë atë shumë të përdorshme si material me rezistencë të fortë, që duron lagështirën, për edhe prodhim mobiliesh, etj. Por kjo pemë ka edhe karakteristika të tjera që e bëjnë mjaft të favorshme për mjedisin. Komuna Bushat e ka mbështetur Leonin në nismën e tij, ndërkohë që në bashkëpunim me të, pema e rrallë do të dekorojë rrugët dhe hapësirat kryesore të komunës. Paulonja fazën e saj të rritjes dhe zhvillimit e ka vetëm 7-8 vite. Pema ka diametër 50 -60 cm dhe një lartësi që varion nga 10 në 20 metër.

Recommended