Greva e urisë, rëndohet shëndeti i disa grevistëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e pestë të grevës së urisë të punonjësve të larguar nga administrata, gjendja e grevistëve është përkeqësuar. Më i rënduar është shfaqur shëndeti i Mehmet Cenmurati. Ish-punonjësi i gardës, ka humbur ndjenjat duke u dërguar me urgjencë në spital për të marrë shërbimin mjekësor më të specializuar. 50-vjeçari është një prej grevistëve që ka hyrë që në ditën e parë në tendë. Por problemet me zemrën e kanë detyruar atë t'i drejtohet spitalit më shpesh se të tjerët. Gjatë paradites edhe dy grevistët të tjerë, Astrit Lika dhe Mahir Reçi, kanë shfaqur probleme me tensionin e lartë dhe janë dërguar në spital. Pas shërbimit të marrë në urgjencë të dy grevistët i janë kthyer sërish grevës. Një ambulancë qëndron pranë çadrave gjatë gjithë kohës për të dhënë ndihmën e shpejt të përkeqësuarëve. Në çadrat e vendosua pranë kryeministrisë hynë në grevë urie 16 pjesëtarë të shoqatës së të larguarve nga puna. Por për shkak të problemeve shëndetësore dy prej tyre e kanë ndërprerë atë. Grevistët kanë pasur këto ditë mbështetjen e krerëve të PD dhe deputetëve të selisë blu.

Recommended