Rendohet gjendja e naftetareve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e tretë të grevës së urisë, është rënduar gjendja shëndetësore e naftëtarëve. Disa prej tyre kanë shfaqur probleme të ndryshme, ndërsa vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do të tërhiqen nga dy kërkesat e tyre: rrogat e prapambetura dhe siguracionet. SOKOL DAUTAJ KREU I SINDIKATES SE NAFTETAREVE Por ndërsa naftëtarët vazhdojnë grevën, në mbështetje të tyre kanë shkuar dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit, të cilët para pak muajsh ishin në grevë urie për të njëjtën problematikë, atë të pagave të prapambetura. Naftëtarët e Ballshit kanë në total 13 paga pa marrë. Paga të fituara me vendim gjykate e që i referohen kompanisë ARMO, e cila detyrohet që t?u jap në total rreth 8 milion euro të gjithë punonjësve. Kjo pasi pagat mesatare e një punëtori, varion nga 500 deri në 700 mijë lekë.
Recommended