2 years ago

Mjeket: Nderpritni greven e urise - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania
VizionPlusAlbania
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e tetë të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e naftëtarëve është rënduar akoma më shumë. Disa prej grevistëve kanë marrë ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur simptoma të ndryshme. SOKOL DAUTAJ KREU I SINDIKATES SE NAFTETAREVE Une dhe diten e pare e kam thene kjo nuk eshte nje shoë. Nuk aktron askush ketu brenda. le ti jepet zgjidhje kemi kerkuar dhe nje pergjigje negative. Te na thuhet qe kjo nuk ka zgjidhje. te mos sakrifikojme koleget tane. Nuk ka kthim mbrapa kjo pune. Jane te gatshem te gjithe naftetaret te na nderrojne.Naftëtarët thonë se deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e autoriteteve lidhur me çështjen e pagave të prapambetura. Jemi me dhimbje koke. Te keputur. Nuk dime cfare te bejme dhe ne. po presim nje pergjigje nga shteti. Ne nuk heqim dore pa u realizuar kerkesat tona. Gjendja sapo vjen dhe po rendohet me shume. Mjeket na kane keshilluar qe te terhiqemi por per ne nuk ka kthim mbrapa. Perderisa u futem ne greve do e cojme ate deri ne fund. Ndërkohë për mjekët situata paraqitet tejet e rënduar dhe sipas tyre naftëtarët duhet të dalin nga greva. Te gjithe grevistet paraqesin sindroma te dehidrimit te thelle.hipertension, lodhje marrje mendsh. Simptomat janë goxha te agravuara. Ata duhet te heqin dore nga greva. Në rafinerinë e ballshit punojnë rreth 850 vete. kjo është greva e dytë që ata zhvillojnë brenda këtij viti.

Browse more videos

Browse more videos