Kriza e dramës shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse deri më sot nuk ju kanë pëlqyer dramat vendase që keni parë në Teatrin Kombëtar, për sezonin që vjen një publik i specializuar do t'i zgjedhë ato. Të paktën kjo është ideja e drejtorit Hervin Çuli, institucioni i të cilit ka mbyllur dje fazën e parë të dorëzimit të dramave shqip. 34 vepra nga 26 autorë do të seleksionohen nga juria që përbehet nga Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Spiro Duni, Sesilia Plasari dhe Dritan Boriçi. Të përzgjedhurat me pas do të lexohen në publik, për të vendosur se cila prej tyre pëlqehet më shumë e rrjedhimisht meriton të vihet në skenë. Edhe pse ende nuk dihet tematika që mbizotëron në dramat që konkurrojnë, Çuli shprehet se ajo çka shpreson është që kjo formulë të zgjidhe krizën e dramës shqip. Por deri sa të nisin ditët e leximit, Teatri Kombëtar pritet të sjellë me 31 Maj premierën e parë të këtij sezoni, i cili në fakt po i afrohet mbylljes, e që për shkak të emërimit të drejtuesit të ri vetëm pak muaj më parë solli vonesa.
Recommended