“Drama” e dramës shqipe - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Saimir Gongo ishte autori, vepra e së cilit u shpall fituese nga ?Netët e Leximit të Dramës Shqipe?, edicionin e parë. Teatri Kombëtar solli gjatë vitit të shkuar vetëm 2 vepra shqiptare, ?Made in Albania? dhe ?Rrjeta?. Në kushtet kur drama e dramës shqipe, thellohet çfarë pritet të sjellë ky edicion i tretë? Më pak vepra, kjo është e sigurt pasi në konkurrim këtë edicion janë përcjellë 38 të tilla në krahasim me 52 të edicionit të shkuar. Netët e leximit të dramës shqipe kanë nisur të kurohen në Teatrin Kombëtar. Tre regjisorë, mes të cilëve edhe vetë drejtori Çuli do të përzgjedhin veprat që do t?i përcillen fillimisht publikut si lexime skenike nga aktorët profesionistë të teatrit. Në skenë, veç aktorëve do të jenë edhe autori e regjisori, pasi përballja me publikun do të ketë më shumë rëndësi këtë edicion të tretë, çka sipas Çulit, do të çojë në një vendimmarrje më transparente në lidhje me veprat që do të gëzojnë mbështetjen e institucionit për t?u realizuar si shfaqje në Teatrin Kombëtar.
Recommended