Ushtria pastron bregdetin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas pastrimit disa muaj më parë të akseve kryesore kombëtare, ushtria nis pastrimin e bregdetit nga mbeturinat. Agjencia kombëtare e bregdetit në bashkëpunim me ministrinë e mbrojtjes nisi sot pastrimin e vijës bregdetare në gjithë vendin në një aksion ku janë angazhuar qindra efektiva të ushtrisë si dhe specialistë të agjencisë kombëtare të bregdetit. Në zonën e plazhit të Currilave në Durrës, në një gjatësi prej 1.8 km vijë bregdetare janë pastruar një sasi e madhe inertesh si dhe mbetjesh urbane në rërë nga afro 50 efektiva të forcave të armatosura të ushtrisë. Specialistët e agjencisë kombëtare të bregdetit kanë kontaktuar edhe me pronarët e lokaleve dhe hoteleve që janë buzë detit për të bërë të ditur se ky aksion ka si qëllim pastrimin e plazheve për të qenë gati për sezonin turistik krijimin e hapësirave publike për pushuesit. Në aksion kanë marrë pjesë edhe njësitë vendore me mjete dhe njerëz, duke bashkëpunuar në heqjen e mbetjeve urbane dhe inerteve që kanë pushtuar një pjesë të mirë të vijës bregdetare. Aksione të tilla janë kryer edhe në bregdetin e Shëngjinit, Velipojës, etj. Në Lezhë aksioni u përqendrua në zonat turistike të Shëngjinit e Talës, ku 180 forca të ushtrisë kanë larguar prej andej mbetje të shumta të cilat ishin grumbulluar në zona të ndryshme. Përfaqësues të ushtrisë thanë se të tilla nisma do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim teksa apeluan ndaj komunitetit që të mbajnë pastër mjedisin. Në këtë aksion janë përfshirë 180 forca të ushtrisë.

Recommended