Vajza futbolliste, shënoi 19 gola në një ndeshje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkodra është qyteti ku është luajtur futboll për herë të parë në Shqipëri në fillim të shekullit të kaluar, por ky qytet ka edhe të parin ekip të femrave në vendin tonë. Në fakt bëhet fjalë për ekipin e krijuar në vitin 2005 në fshatin Juban, aty ku Ferdinand Jaku ndërtoi ekipin që e emërtoi "Juban Danja". Pjese e atij ekipi që në fillimet e veta, ishte edhe një vajzë e vogël, Emanuela Jaku, vajza e trajnerit, atëherë vetëm 13 vjeçe. Sot ajo vazhdon të luajë sërish futboll, madje të regjistrojë edhe rekorde. Një i tillë është ai i arritur pak ditë më parë në ndeshjen ndaj Apolonisë së Fierit, kur ajo shënoi plot 19 gola, duke ndihmuar skuadrën e saj në fitoren e thellë 23-6.

Recommended