Pastrimi i territorit. Vendoret: S'kemi fonde për mbeturinat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka mbetur më pak se një muaj nga afati që Ministria e Mjedisit u ka vendosur pushteteve lokale për pastrimin e territoreve që administrojnë, njësite vendore ende nuk kane nisur zbatimin. Krerët e komunave Shirgjan dhe Gjergjan në Elbasan deklarojnë se nuk kanë fonde për të pastruar territorin që kanë në administrim. Ata kërkojnë bashkëpunimin e Ministrisë së Mjedisit, ndërsa e quajnë të padrejtë masën që mund të merret ndaj tyre në rast moszbatimi, pezullim nga detyra. Komuna Shirgjan e cila është në kufi me bashkinë e Elbasanit ka nivel të lartë ndotje nga mbeturinat urbane. Sipas kryekomunarit më së shumti ndotja kryhet nga banoret e qytetit ndaj kërkon edhe bashkëpunimin e Bashkisë së Elbasanit në këtë proces. Pak javë më parë, Ministri i Mjedisit Lefter Koka nxori një urdhër për të gjitha njësite vendore të Shqipërie. Deri në datën 1 maj ato duhet të pastrojnë territoret e tyre nga mbeturinat urbane. Referuar dhe ligjit të menaxhimit të mbetjeve në rast moszbatimi, krerët e bashkive dhe komunave krahas gjobës rrezikojnë të shkarkohen nga detyra. Ky vendim i ministrit vjen si masë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes se vendit nga mbeturinat urbane dhe imazhit që transmetojmë tek vizitoret e huaj. Deri tani për pastrimin e mbeturinave urbane kryesisht nga rrugët nacionale janë angazhuar vetëm forcat e ushtrisë.