Larva procesionare mbulon parqet e Korçës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sipërfaqe të tëra në parkun "Rinia", por sidomos në atë sipër Sanatoriumit në Korçë janë të mbuluara nga larva procesionare, ose siç quhet ndryshe dhemja. Në këto zona ka prani të madhe pishash dhe prania e këtij insekti është normale, por këtë vit moti i ngrohtë i pazakontë dhe mosspërkatja e pemëve ka bërë që ato të vërshojnë me shumicë në tokë, duke u kthyer në shqetësim për qytetarët. Kjo është një nënë që bashkë me fëmijët e saj dëshiron të kalojë disa orë në këtë zonë, por ka frikë se dhemjet do t'u futen në trup dhe krijojnë problem.

Recommended