Pirro Lutaj: Ajazi të qëndroje larg sekreteve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Publikimi i dokumenteve që faktojnë se drejtues të strukturave të ndryshme janë vënë në kontroll nga Shërbimi Sekret ka vendosur Visho Ajazin para dy mundësive, ose të pajiset me certifikate sigurie dhe të raportoje në Komisionin e Sigurisë ose mazhoranca do të ngrejë një grup kontrolli për të shkuar në ndërtesën e SHISH e për të marrë informacionet e nevojshme. Deputeti socialist Pirro Lutaj i cili një javë më parë zyrtarizoi kërkesën për ngritjen e një grupi verifikimi, sqaron se ky mekanizëm do të përdoret në rast se procesi i pajisjes me certifikatë sigurie zgjat. Lutaj ka përsëritur edhe njëherë se drejtori i Shërbimit Informative Shtetëror duhet të qëndrojë larg informacionit sekret. Ndryshe nga pretendimet e mazhorancës, Partia Demokratike deklaron se Visho Ajazi si njeriu që drejton një institucion që punon me informacion të klasifikuar, nuk ka nevoje të pajiset me këtë dokument të panevojshëm. Kështu duket se e konsideron edhe kreu i shtetit, i cili pak ditë më parë takoi drejtorin e SHISH së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm dhe atë të Krimeve të Renda, për çështjen e rekrutimit të shqiptareve në luftën e Sirisë.

Recommended