Ahmetaj: Energjia nuk rritet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj ka sqaruar detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar, një marrëveshje që sipas Ahmetajt për herë të parë nuk shtrëngon qytetarët shqiptarë. Në një konferencë për shtyp Ministri Ahmetaj është kujdesur t'i drejtohet veçanërisht biznesit dhe qytetarëve duke theksuar se marrëveshja nuk parashikon këtë vit rritje taksash. Ahmetaj është ndalur edhe tek çështja e shume debatuar e energjisë, duke theksuar se marrëveshja nuk detyron qeverinë të rrisë çmimin. Sipas Ahmetajt kjo marrëveshje përfshin një financim serioz prej 330 milion euro e cila do të ndihmojë ekonominë shqiptare të rritet në mënyre afatgjate.
Recommended