Rruga e Elbasanit, projekt i ri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që të shmangni për mushkëritë tuaja, këtë re pluhuri që gjendjet gjithnjë në Rrugën e Elbasanit, pranë Fakultetit Filologjik, këshilla që ju japim është që të përpiqeni të mos kaloni në këtë zonë edhe për të paktën 3 muaj. Ndërsa ju që ju lidh puna apo jetesa bëni durim deri në qershor, kohë kur pritet të përfundojnë punimit në këtë segment rrugor. Ky është afati përfundimtar që ka përcaktuar autoriteti i rrugëve. Punimet në këtë segment që vijon deri tek Rrethrrotullimi i Saukut, me një gjatësi 2.2 km kanë nisur që në prill të vitit 2012 dhe që nga ajo ditë, kalimi aty për banorët dhe kalimtarët është kthyer në shqetësimin kryesor. Ndërsa biznesmenët e zonës thonë se pluhuri i madh ka bërë që të bjerë ndjeshëm frekuentimi nga qytetarët. Aktualisht Autoriteti i Rrugëve është duke riparë projektin për këtë segment me qëllim përmirësimin e tij. Ndaj afati i punimeve do të zgjatë përtej parashikimeve. Nisja e punimeve në këtë rrugë u shoqëruar me debate të forta të ekspertëve, pasi zgjerimi i saj solli jo vetëm prerjen e pemëve por edhe ndërhyrjen në gardhin rrethues të pallatit të brigadave. Ndaj sipas Autoritetit të Rrugëve rishikimi i projekti ishte i domosdoshëm.

Recommended