Në pranga 3 trafikantët. Zbulohen skafe, gomone dhe armë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka përfunduar në qeli aventura e tre të rinjve, të cilët pasi kanë shpërthyer traun e doganës greke dhe asaj shqiptare janë vënë në pranga. Mbrëmjen e së shtunës, Xhelal Telo nga Saranda dhe Armand Alushaj e Saimir Kuçi nga Tirana kanë tentuar që të imitojnë skena filmash hollivudiane, dhe ia kanë arritur deri në një farë pike, por kur kanë parë që mjeti i tyre po ndiqej nga policia e Gjirokastrës, Sarandës dhe forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, ata e kanë braktisur atë në afërsi të fshatit Bularat të Dropullitë të Sipërm, por pas rreth 24 orë kërkimesh, ata u arrestuan në atë zonë. Mësohet se ata qëndronin të fshehur në banesa të vjetra dhe të braktisura, ndërsa nuk kanë bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Policia kontrolloi në pronën e Xhelal Telos në Çukë të Sarandës, ku u gjetën dhe sekuestruan; tre skafe, një gomone, dy motorë skafesh, tre automjete, një silenciator armë zjarri, dylbi snajperi, një palë doreza si dhe një sasi e konsiderueshme targash të huaja. Policia po vijon hetimet ndërkohë që bëhet me dije se Xhalal Telo, që njihet me pseudonimin "Lali i Çukës" është person në kërkim edhe nga policia greke, si organizator i trafikimit të 805 kilogramëve lëndë narkotike, që u kapën dy ditë më parë në Plazhin e Patras, gjatë të cilit u arrestuan skafistët Robert Gërdhuqi dhe Asllan Brata. Fakti që Telo ndiqej nga policia greke duket se ka qenë edhe shkaku që makina ku ai udhëtonte nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar në asnjërën prej doganave.

Recommended