Kopshti zoologjik, vetëm një zonë mjerimi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 hektarë ambient dhe vetëm 17 specie kafshësh. Ky është Kopshti Zoologjik i Tiranës i shpallur si një nder kopshtet më të trishtuar në botë. Më shumë se sa një kopsht ky është burgu i kafshëve! Kështu e ka cilësuar disa ditë më pare portali "Socialphy" kopshtin tonë zoologjik, duke e renditur atë krahas simotrave në Kabul, Mumbai apo Gaza si 6 ambientet më të trishtuara. Mbajtja e kafshëve në kafaze primitive dhe mjaft të vegjël, bën që kopshti të humbë kuptimin kryesor për të cilin është krijuar, kënaqësinë! Jonel Kristo, aktivist i shoqatës në mbrojtje të kafshëve, e njohur si "ARSA" shpjegon pse Kopshti Zoologjik i Tiranës mund të quhet plotësisht i degraduar. Në varësi te Bashkisë së Tiranës, këtu investimet vijojnë të mungojnë prej vitesh. Jashtë kamerës punonjësit shprehen se pjesa më e madhe e kafshëve janë në moshë të madhe dhe ato pak mund të ngordhin. Përveç një ujku dhe një shqiponje, fauna jonë nuk përfaqësohet me ndonjë specie tjetër të egër. Por, kopshti zoologjik i Tiranës është edhe tregues i kulturës tonë në raport me sjelljet ndaj kafshëve. Këto fotografi përligjin qartë veprime të ndaluara, të cilat sipas ligjit "Për mbrojtjen e faunës se egër" do të duhet të gjobiteshin deri në 50 mijë lekë. Edhe mos zbatimi i këtij ligji, beri që disa ditë të miratohej në Parlament moratoriumi dy-vjeçar për gjuetinë!

Recommended