Superliga, sfidat e së dielës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Korçë rikthehet të dielën klasikja e futbollit shqiptar e këtyre viteve të fundit. Skënderbeu, kryesues i Superligës, ndeshet me Flamurtarin. Vlonjatët kanë realizuar katër fitore radhazi në takimet e fundit. Diferenca mes dy skuadrave është vetëm gjashtë pikë dhe korçarët do të synojnë fitoren për të ruajtur kryesimin e kampionatit. Edhe pse janë të vetëdijshëm për rëndësinë e fitores, trajneri Josa dhe kapiteni Shkëmbi theksojnë vështirësinë e takimit, sidomos kur luhet në një stadium të boshatisur. Një tjetër supersfidë e Superligës të dielën, është ajo që do të luhet në "Loro Boriçi" të Shkodrës, mes Vllaznisë dhe nënkampionëve të Kukësit. Shkodranët do të kërkojnë me ngulm fitoren pas rezultateve negative të tri javëve të fundit. Veç shprehjes së impenjimit maksimal, trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, ka kërkuar edhe gjykim të drejtë nga arbitrat, të cilët, sipas tij, kanë qenë të njëanshëm në sfidat e fundit. Tekniku i kuqebluve u bëri thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit, për të mbështetur ekipin e zemrës në këtë përballje të rëndësishme.

Recommended