“Këndo Këngën Time”, këngëtarët tregojnë sfidat e 12 javëve - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këndo Këngën Time, spektakli i vërtetë i muzikës shqiptare uli siparin e tij në Vizion Plus, në një mbrëmje ku si protagonistë pati pikërisht zërat e rinj të muzikës shqip.8 këngëtarët që performuan përgjatë 12 javëve treguan emocionet e tyre dhe sfidat me të cilat u përballën në këtë rrugëtim në Këndo Këngën Time në Vizion Plus. Ata risollën edhe disa prej interpretimeve më të përzgjedhura.Këndo Këngën Time, në natën e fundit për këtë sezon, nuk ishte vetëm në nota, por në hapësirën midis këngëve.Një format muzikor që për 12 javë i përfshiu të gjithë, duke risjellë në memorie, këngë që kanë bërë historinë e muzikës shqip së bashku me protagonistët e tyre.Aurela Gaçe, Aleksandër Gjoka, Irma Libohova, Ledina Çelo, lton Deda, Rovena Dilo, Redon Makashi, Eranda Libohova, Manjola Nallbani,Grupi Fisniket, Vëllezërit Korçar ishin disa nga emrat e njohur të muzikës që rrëfyen përgjatë 11 javëve në Këndo Këngën Time historitë dhe detajet e panjohura më parë nga jeta e gjatë artistike.Vlerat e padiskutueshme të muzikës shqiptare u sollën përgjatë 12 javëve në Këndo Këngën Time, duke e ndarë çdo të enjte në Vizion Plus me një numër rekord teleshikuesish.
Recommended