Sonila Qato mes kaosit të pronave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne se ka ndonjë fushe ku kaosi duket gati i pazgjidhshëm, mund te thuhet pa frike se është ajo e pronave. Dhe sidomos, pronat ne bregdet ku njohja dhe kthimi tek pronari është shoqëruar me një problematik te madhe. Rasti me tip mund te konsiderohet Vlora, qytet ky qe mbart një kaos me vete ne këtë fushe. Drejtoresha e Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Sonila Qato ne një intervistë për Vizion Plus thotë se puna do te nise me verifikimin e 7 mije dosjeve te mbartura ne vite. Akumulimi i një numri te madh dosjesh ka ardhur edhe si pasoje e ndryshimeve te shpeshta te ligjit te pronave, çka ka sjelle edhe procedura te reja për plotësimin e dokumentacioneve nga pronari. Nga ana tjetër zyrës se pronave i mungojnë miliarda leke, për te kompensuar ata pronare, toka e te cilëve është zëne padrejtësisht nga ndërtimet informale. Aktualisht procesi i legalizimit te pronave është i ngrire për shkak se qeveria e re po zyrtarizon një tjetër vizion për këtë proces, atë te legalizimit falas te ndërtimeve informaleve. Ne te gjitha raportet ndërkombëtare është kërkuar qe Shqipëria te përmirësoje procesin e njohjes dhe kthimit te pronave, pasi ato vlerësohen si një element qe frenon investimet e huaja ne vendin tone.

Recommended