"Lamtumire taksë e sheshtë" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave është duke pare skenarët e mundshëm te rritjes se te ardhurave ne buxhet. Përveç ndryshimin te tatim-fitimit, sikundër është paralajmëruar edhe tatimi mbi te ardhurat, pra mbi pagën pritet te ndryshoje duke u përshkallëzuar. Tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi pagën do te jene dy ndryshimet e para ne sistemin tatimor, ndërsa ne një moment te dyte edhe niveli i kontributeve shoqërore pritet e rishikohet. Për ekspertet e ekonomisë, Shqipëria nuk mund te garantoje stabilitet financiar ne rast se nuk ndërhyhet ne sistemin tatimor. Nga ana tjetër këto ndryshime nevojiten qe te shoqërohen paralelisht me buxhetin e vitit 2014. Hyrja ne fuqi e taksave te reja pritet te zyrtarizohet edhe pas zhvillimit te një debati me komuniteti e biznesit lidhur ne nivelin e taksimit. Garantimi i rritjes se te ardhurave ne buxhet është një kusht i qe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore i kane vene qeverise shqiptare me qellim qe te marre prej tyre huane qe nevojitet për shlyerjen e borxheve ndaj biznesit. Ky fakt u përforcua një dite me pare edhe me zyrtaret e Bankës Botërore te cilët u shprehen pro progresivitetit ne nivelin e taksave. Ne këtë mënyrë mund te themi: Lamtumire takse e sheshte.

Recommended