Durrës, Bashkia pengon strehimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej kohësh pamje të tilla janë bërë të zakonshme në lulishten përpara bashkisë së qytetit të Durrësit. Dhjetëra të pastrehë e kalojnë këtu ditën dhe natën dhe presin të takojnë zyrtarë të bashkisë për të përfituar një banesë. Kurse shumë të tjerë të pastrehë, jetojnë tek të afërmit, ose kanë marrë shtëpi me qira në pritje të shpërndarjes së banesave sociale nga bashkia. Ajo që i bën këta të pastrehë që të kërkojnë çdo ditë ndihmë nga bashkia, është shpërndarja e banesave të një pallati të përfunduar kohë më parë. Por drejtuesit e bashkisë, e cila është përgjegjëse për strehimin e këtyre njerëzve shpjegojnë se ndryshimet politike në vend janë shkaku për mosmbledhjen e këshillit bashkiak dhe vonesat në strehimin e tyre. Ka më shumë se 2000 kërkesa nga ana e familjeve të pastreha që janë pranuar nga komisioni i strehimit në bashkinë e Durrësit. Ky komision ka verifikuar të gjitha familjet në fjalë dhe në bazë të kritereve që ka përcaktuar këshilli bashkiak pritet të dorëzojë listën përfundimtare me 150 emrat fitues për hyrjet që janë gati në lagjen 17 të qytetit.

Recommended