Korçë, lirohen trotuaret nga ambulantët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autobusë, furgonë, tregtarë, por dhe qytetarë që lëvizin me vështirësi nëpër trotuare. Kjo është pamja që të ofrohet çdo ditë në zemër të qytetit të Korçës. Për të çliruar përfundimisht hapësirat publike, bashkia ka ndërmarrë një aksion, duke larguar tregtarët ambulantë nga rruga dhe duke i sistemuar në tregun ngjitur, të ngritur kohë më parë, posaçërisht për ta. Situata që vazhdon prej vitesh në këtë aks kryesor të qytetit shqetëson banorët, të cilët kërkojnë që aksioni i autoriteteve lokale këtë herë të jetë serioz dhe të mos lejohen ambulantët që të rikthehen me tezga në rrugë. Zyrtare te Bashkise thonë se kjo iniciativë nuk lidhet me fushatën për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni, pas dorëheqjes së ish-kryetarit, Niko Peleshi. Sipas tyre, tregtarët duhet të shesin në hapësirën e caktuar për ta si dhe të mos iu shmangen detyrimeve. Por pavarësisht aksionit të bashkisë, shumë tregtarë vijojnë ta sfidojnë duke shitur ende në rrugë, ndërsa nuk pranojnë të sistemohen në tregun e ri. Në gjithë këtë hapësirë punojnë më shumë se 200 tregtarë ambulantë, po aq sa janë të vendosur në tregun ushqimor dhe industrial të qytetit.