Korçë, bletët rrezikohen nga kimikatet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Trajtimet kimike të kryera nga fermerët në drurët frutorë në qarkun e Korçës janë duke dëmtuar bletët. Shqetësimi ka ardhur nga bletërritës të zonës së Maliqit dhe Devollit.Sipas specialisteve trajtimi me kimikate i pemëve në këtë periudhë të lulëzimit është një rrezik real për bletën, e cila ka nisur të dëmtohet në masë në shumë prej parqeve.Fermerët janë të detyruar edhe ligjërisht që të mos trajtojnë me kimikate pemët, për të mbrojtur bletët dhe insektet e tjera të dobishme.Nga ana tjeter farmacistet duhet të zbatojnë detyrimin ligjor për tregtimin e preparateve duke pasur parasysh etiketën e produktit në lidhje me rrezikun ndaj bletës, si dhe gjithashtu të këshillojnë fermerët qe te perdorin preparate miqësore per bletën.

Recommended