Borxh për paga e pensione - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Zyrtarisht buxheti i shtetit pas 9 vitesh i rikthehet defiçitit primar, çka do të thotë që qeveria po merr borxh për paga dhe pensione. Edhe pse disa muaj më parë financat publike e konsideruan shafqjen e këtij defiçiti si një huamarrje të përkohshme e cila do të rregullohej pas arkëtimit të parave nga privatizimet, tashmë të dhënat e 5 mujorit flasin se Shqipëria po vijon të financojë pagat dhe pensionet përmes borxhit publik edhe pse paratë e shitjes së katër heceve janë derdhur. Deri tani defiçiti primar ka arritur shifrën e 9 miliard lekëve. Shqetësimi kryesor që ngrenë ekspertët financiar është tejkalimi i kufirit të borxhit publik, tashmë që situata e realizimit të të ardhurave është vështirësuar dhe shpenzimet e qeverisë po rriten përditë e më shumë. Përveç gropës së krijuar prej 7 miliardë lekësh që vjen vetëm nga rënia e të ardhurave në buxhet, financat publike kanë tejkaluar fondet për dhënien e parave për disa kategori. Kështu ndryshe nga tradita shpenzimet për buxhetin vendor janë rritur me 2 miliardë lekë, ndërsa fondi për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve është dyfishuar. Para më shumë se sa ishte parashikuar gjatë hartimit të buxhetit po merr edhe pjesa e ish-pronarëve.

Officially the state budget after 9 years of primary deficit returns, which means that the government is owed ??wages and pensions. Although a few months ago considered shafqjen public finances of the deficit as a temporary borrowing which will be adjusted after collecting money from privatization, now 5 months data show that Albania continues to fund salaries and pensions through public debt even though the proceeds of the sale of four heceve are shed. Until now the primary deficit amounted to 9 billion. The main concern is to raise financial experts overlimit public debt, already realizing that the situation has worsened income and government spending are increasing day by day. Besides creating pit of 7 billion that comes only from declining revenue in the budget, public finances have exceeded the funds to provide money for some categories. So unlike the tradition of local budget expenditures increased by 2 billion fund for compensation and persecuted doubled. Before more than anticipated during budget preparation is taking the part of the former owners.

Recommended