Beograd, protesta kundër marrëveshjes - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Ndërsa marrëveshja Kosovë-Serbi, e arritur pasditen e së premtes në Bruksel, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, është përshëndetur gjerësisht nga faktori ndërkombëtar, Beogradi ka kaluar një natë jo të qetë. Qindra qytetarë serbë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit serb, për ta përfunduar marshimin e tyre përpara ndërtesave qeveritare të kryeministrisë dhe presidencës, për të protestuar kundër marrëveshjes me Kosovën, duke e cilësuar atë si shitje qe kryeministri Dacic i bëri vendit të tij. Me pankarta nëpër duar, ata brohorasin vetëm fjalën "tradhti" ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë Nikolic-Dacic. Të rinjtë serbë, ndërsa këndonin himnin, mbanin në duart edhe fletushka me shkrimin "Qysh prej kohës së Shën Savës, na ka mbet amaneti që të mbrojmë Kosovën tonë". Protesta ka qenë e qetë ndërsa institucionet shtetërore ishin rrethuar nga dhjetëra forca policore.

While Kosovo-Serbia agreement, reached Friday afternoon in Brussels, with the mediation of Baroness Catherine Ashton, is widely hailed by the international community, Belgrade has not passed a quiet night. Hundreds of Serbian citizens have taken to the streets of the Serbian capital, to complete their march in front of the Prime Minister's government and the presidency, to protest against the agreement with Kosovo, describing him as Prime Minister Dacic sale that made ??his country. With placards in their hands, they just screaming the word "treason" and demanded the resignation of the government Nikolic-Dacic. Young Serbs, while singing the anthem, holding hands and writing leaflets "Since the time of St. Sava, has remained Amana us to defend our Kosovo". The protest was peaceful and state institutions were surrounded by dozens of police force.

Recommended