Kisha Ortodokse nuk pranon censusin - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk njeh të dhënat e censusit.
Sipas INSTAT në Shqipëri janë deklaruar si ortodokse vetëm 6.75 % e popullsisë. Kjo Kishë, përmes një deklarate për mediat, i cilëson të dhënat të pasakta e tendencioze e që mund të minojnë bashkekzistencën dhe harmoninë fetare. "E tërë metodologjia që u ndoq për regjistrimin e përkatësisë fetare nuk iu përgjigj aspak metodës elementare objektive që ndiqet në vendet evropiane. Për rrjedhojë, një gjë e tillë, fyen jo vetëm të krishterët ortodoksë, të cilët që nga fillimi i shtetit shqiptar janë komuniteti më i madh i krishterë në numër, por edhe të gjithë të krishterët, të cilëve iu zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme madhësia nga 31% në 17%. Denoncojmë metodën antishkencore që u ndoq për këtë çështje të ndjeshme fetare. Protestojmë për shtrembërimin flagrant të etikës profesionale. Nuk njohim të dhënat mbi përkatësinë fetare të popullsisë që jep statistika e fundit e vitit 2011 bërë nga INSTAT. Plane dhe veprime të tilla mund të minojnë bashkekzistencën dhe harmoninë fetare për të cilën jemi përpjekur." Sipas Kishës nga pyetësorët qe kane shpërndarë ata vete ne mesha, numri i ortodokseve është tre here me i madh. "Sipas të dhënave kishtare që ne disponojmë (regjistrat e pagëzimit, para dhe pas persekutimit komunist, si dhe nga regjistrat e 460 famullive ortodokse në të gjithë vendin) numri i të krishterëve ortodoksë e tejkalon 24% të popullsisë së Shqipërisë. Me të drejtë mund të ngrihet pyetja: Ku janë mbi 17% e ortodoksëve të tjerë që i fshehu regjistrimi?" Kjo Kishë përmend edhe opinionin e Këshillit të Evropës për procedurën e regjistrimit në lidhje me çështjen e kombësisë, që sipas saj, nuk është bërë në bazë të standardeve të pranuara ndërkombëtarisht.

Orthodox Autocephalous Church of Albania recognizes no Census data.
According to INSTAT, Albania declared as only 6.75% of the population is Orthodox. This Church, in a statement to the media, calls tendentious incorrect data that can undermine coexistence and religious harmony. "The whole methodology was followed for the registration of religious affiliation did not respond at all basic objective method followed in European countries. Consequently, such a thing offends not only Orthodox Christians, who since the beginning of state are the largest Christian community in numbers but also all Christians, who were significantly reduced in size by 31% to 17%. Denounce the unscientific method that was followed for sensitive religious issues. Protest flagrant distortion of professional ethics. Not recognize the data on the religious affiliation of the population that gives the latest statistics of 2011 made ??by INSTAT. Such plans and actions can undermine coexistence and religious harmony for which we are striving. "According to the Church of the questionnaires that have distributed them to the masses, the number of Orthodoxies is three times higher. "According to the church that we possess (baptismal records before and after ...

Recommended