De Biassi publikon listën - Vizion Plus - News -Lajme

  • 8 years ago
Trajneri i kombëtares shqiptare te futbollit ka bere publike listën me emrat e lojtareve qe do te grumbullohen për takimin miqësor kundër Gjeorgjisë ne Tbilisi, ne datën 29 shkurt. Ashtu siç ishte deklaruar edhe me pare, e reja për këtë sfide te pare te teknikut italian është grumbullimi i dy sulmuesve te rinj Edgar Çani dhe futbollistit te shpresave Armando Sadiku. Ne momentet e fundit trajneri De Biassi ka grumbulluar edhe sulmuesin Ahmed Januzi ne vend te Erjon Bogdanit, i cili është i dëmtuar. Nuk do te jete ne këtë miqësore Hamdi Salihi, por as Edmond Kapllani. Mungesa te tjera te rëndësishme janë dy te dëmtuarit Lorik Cana dhe Debatik Curri, ndërsa trajneri ka afruar ne prapavije Tefik Osmanin e Teutës. Një tjetër afrim është vlonjati Hair Zeqiri, i cili luan ne Turqi, ndërsa është lënë jashtë Admir Teli. Lista me 19 lojtare është ashtu siç ka kërkuar Giani De Biassi, testi i lojtareve te rinj për te ardhmen e kombëtares kuqezi. Ndërkohë, te shtunën, ne orën 11:00, trajneri italian do te japë edhe një konference për shtyp ne prag te provës se tij te pare si numri një i pankines kuqezi.

Albanian national team coach football has made ??public a list of players that will be collected for meeting friendly against Georgia in Tbilisi on 29 February. As was stated previously, new to this first challenge is the collection of Italian technician two young assailants footballer Edgar Cani and hopes Armando Sadiku. The last moment coach De Biassi striker also netted Ahmed Januzi instead of Erjon Bogdani, which is defective. It will not be in this friendly Hamdi Salihi, nor Edmond Kapllani. Lack of other two important points to damaged Lorik Cana and Debatik Curri, and coach has approached the background of Teutës Tefik Osman. Another approach is Vloniat Hair Zeqiri, who plays in Turkey, and is omitted Admir Teli. List of 19 players is just as demanding Giani De Biassi, test new players for the future of national kuqezi. Meanwhile, Saturday, 11:00 am, Italian coach will give a press conference on the eve of his first test as the number one pankines of Black and Red

Recommended