Lirohet Armando Kasaj - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Kërkesën e Prokurorisë për të kaluar në arrest me burg shefin e IT në kryeministri, Armando Kasaj, Gjykata e Apelit jo vetëm qe e ka hedhur poshtë, por ka vendosur vetem detyrim paraqitjeje. Vetë Kasaj në reagimin e dhënë për "Vizion Plus" pas seancës, ka deklaruar se nuk ka qenë ai personi që e ka fshirë serverin, pasi akses në rrjetin kompjuterik kanë pasur edhe disa persona të tjerë. Pas këtij ndryshimi të rrjedhës së ngjarjeve avokati i Kasajt ka shkuar akoma më tej duke konsideruar të paligjshëm edhe detyrimin për paraqitje, me argumentin se klienti i tij nuk ka shkelur asnjë ligj, madje ka qenë në shtëpi në momentin kur është regjistruar fshirja e serverit, fakt ky që sipas avokatit vërtetohet nga tabulatet telefonike. Ndërkohë sot në Gjykatën e Tiranës u hodh poshtë kërkesa e të vetmit të arrestuar për vrasjet e 21 janarin, ish-gardistit Agim Llupo për lirim. Kjo kërkesë mbështetej ne argumentin se atij i kishte kaluar afati 1-vjeçar i paraburgimit. Por sipas gjyqtarit Shkëlqim Mustafa kërkesa nuk qëndron. Vetëm 2 ditë më parë i njëjti gjyqtar zgjati me 3 muaj afatet e paraburgimit për Llupon me kërkesë të prokurorisë.

Prosecutor's request to move to remand prison in prime IT chief, Armando THIS, Court of Appeal not only dismissed, but decided only liability exposure. THIS own response given to the "Vision Plus" after the hearing, stated that he was not the person has deleted the server, as access to computer networks have also had several other persons. After this change the course of events THIS lawyer has gone even further by considering the obligation to file illegal, arguing that his client had not violated any law, was at home even when deleting the server is registered, fact that according to lawyer confirmed by telephone tabulatet. Meanwhile, today in Tirana Court rejected the request of the one arrested for the murders of 21 January, former Sunrise gardistit Llupo for release. This request was based on the argument that he had passed the 1-year period of detention. But according to Judge Mustafa brightness is not demand. Just two days ago the same judge took the 3 month periods of detention for Llupon at the request of the prosecution.

Recommended