Kosova feston Krishtlindjet - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Besimtarët e krishterë në Kosovë kanë festuar festën e Krishtlindjes. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka mbajtur meshën e mesnatës në Katedralen "Nënë Tereza", ku dha edhe mesazhin e tij për paqe dhe begati për besimtarët kosovarë, si dhe bëri thirrje që të gjithë të zbatojnë normat morale, por edhe ligjet e shtetit të ri. Pjesëmarrës ne meshën e mesnatës ishin edhe liderë të Kosovës. Përfaqësues të institucioneve dhe të subjekteve politike uruan Ipeshkvinë e Kosovës, besimtarët katolikë dhe qytetarët me rastin e Krishtlindjes.

Recommended