Perpjekjet Diplomatike per Situaten ne Veri te Kosoves - Vizion Plus - News, Lajme
  • 8 years ago
Ndërsa ne veri barrikadat mbeten ende te palëvizura, çka ka bllokuar lëvizjen e lire te mallrave dhe qytetareve pavarësisht rihapjes se pikave kufitare Jarinje dhe Bernjak, përpjekjet diplomatike vijojnë. Nga njëra ana shefja për Politike te Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka mbajtur një takim me kryeministrin Thaçi, te cilit i ka shprehur mbështetjen e saj për shtrirjen e kontrollit ne veri. Mësohet se gjate këtij takimi zyrtarja e larte e BE-se thotë se me sundimin e ligjit ne te gjithë territorin dhe me vazhdimin e dialogut teknik me Beogradin, Kosova ka perspektive te qarte evropiane. Ndërkohë, edhe presidenti Tadic ka mbajtur takime ne Nju Jork me sekretaren amerikane te shtetit Hillary Clinton e cila i ka bere thirrje presidentit serb qe zgjidhjen e tensionit ne veri ta gjeje përmes rrugës se dialogut dhe jo përmes mbështetjes se ngritjes se barrikadave ne shtetin fqinj. Me herët, gjate fjalës se tij ne asamblenë e përgjithshme ne Nju Jork, Tadic beri thirrje si EULEX-it edhe KFOR-it te respektojnë statusin neutral qe është një obligim i rezolutës 12 44 te këshillit te sigurimit.
Recommended