Lezhë, shiu përmbyt rrugët e qytetit banorët vështirësi në qarkullim

  • 9 years ago
Reshjet intensive të shiut që ranë në një hark të shkurtë kohor rikthyen një problem të vjetë për qytetin e Lezhës, pëmbytjet. Pjesa më e madhe e lagjeve të këtij qyteti u tejmbush nga uji, ndësa qytetarët hasën shumë vështirësi gjatë lëvizjes.

Situata më problematike ishte në lagjen "Besëlidhja", pasi niveli i ujit arriti në 50 cm, duke bërë që edhe ujrat e zeza të dalin në sipërfaqe. Edhe rrugë kryesore që përshkojnë Lezhën u mbuluan nga uji, duke vëhtirësuar ndjeshë lëvizjen e mjetee dhe të qytetarëve.

Vështirësi të shumta pati edhe në segmentet ku vazhdojnë të qëndrojnë të hapura kanalet për tubacionet e ujit të pijshëm.

Këto përmbytje janë vetëm një paralajmërim për qytetin e Lezhës, që siç duket edhe këtë dimër do të jetë nën pushtetin e ujit, ndërsa pushteti vendor vijon të hesht përballë kësaj situate.

Recommended