Meta: Qeveria ka nevojë për impulse të reja, vendos Rama
  • 9 years ago
TIRANE - Aleati kryesor në qeverisjen aktuale, kreu i LSI-së Ilir Meta thotë se qeveria ka nevojë për impulse të reja, por sipas tij është kryeministri Rama ai që venos nëse duhen bërë apo jo ndryshime në kabinetin qeveritar.

Këtë deklaratë Meta e bëri në përgjigje të interesit të gazetarëve, ndërsa doli nga mbledhja e kryesisë së LSI-së këtë pasdite.

Gazetarët kanë insistuar në pyetje duke ju drejtuar Metës, nëse qeveria i ka këto impulse, kryeparlamentari është përgjigjur: Nëse ju mendoni se qeveria i ka këto impulse, atëherë jam shumë i zhgënjyer me vlerësimin?.

Prononcimi i Metes per gazetare
Me qetësi dhe dashuri siç thoni ju zoti Meta mund t?ju bëjmë një pyetje? I keni kërkuar aleatit tuaj Edi Rama ndryshime në qeveri?
Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, kërkojmë standarde më të larta të qeverisjes. Sa i takon ndryshimeve ja kemi lënë iniciativën gjithmonë kryeministrit, por ai e gjykon të arsyeshme...

Këto impulse i ka qeveria apo duhen rinovuar?
Nis ju jeni të kënaqur me impulset e deritanishme nuk do isha shumë i lumtur për vlerësimin tua , besoj se gjithnjë ka nevojë për impulse gjithnjë edhe më të gjalla e më të fuqishme

Do kemi ndryshime në qeveri?
Kjo është pyetje që i takon zotit Rama


Meta në mbledhje: Duhet strategji më e qartë për rritjen ekonomike
Në mbledhjen e sotme të kryesisë së LSI kryeparlamentari Ilir Meta u ndal në tre pika kyçe si sfidat që sipas tij ekzistojnë në vend Dekriminalizimi, Reforma në Drejtësi dhe Ekonomia duke kërkuar kështu angazhim të plotë të të gjithë strukturave të LSI. Rritja ekonomike sipas kryeparlamentarit meta kërkon një strategji më të mirëmenduar. Për Metën, realizimi me sukses dhe sa më parë i dekriminalizimit, ndryshimet rrënjësore në sistemin e drejtësië janë kusht për realizimin e objektivit më kryesor, hapjes së negociatave me BE-¬në

?Ekonomia është kryesorja për të gjithë ne, paraqet sfida të jashtëzakonshme,ne mbështesim reformat për formalizimin e ekonomisë dhe e rëndësishme është se duhet një straegji e qarte për rritjen ekonomike dhe kapacitetin e saj. Duhet të kontribuojmë të gjithë deputetët e ekspertët tanë.Në të gjitha sektorët në krijimin e një klime sa më të mirë mes qeverise me administratën, biznesin dhe sipërmarrjen?-tha Meta

Kryeparlamentari vlerësoi faktin që procesi i dekriminalizimit është futur në shinat e dialogut mes dy palëve dhe kërkoi që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në mënyrë që, siç tha ai, të çrrënjoset njëherë e mirë çdolloj ndikimi kriminal në politikën e vendit dhe të vendosën edhe standardet më të larta të integritetit të politikanëve.
Recommended