Prrenjas, sekretari i këshillit bashkiak përçan koalicionin PS-LSI

  • 9 years ago
Zgjedhja e drejtuesve te Këshillave Bashkiakë po shoqerohet me perplasje mes PS dhe LSI. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Prrenjas për zgjedhjen e sekretarit ka pasur debate të ashpra për një nje bashkim votash të LSI dhe PD kundër kandidatit të propozuar nga Partia Socialiste.

Një marrëveshje paraprake mes LSI dhe PS përcaktonte se bashkitë e kryesuara nga LSI do të kishin kryetarin e kshillit nga PS dhe skekretarin nga anët e LSI. Por sipas përfaqësuesve të LSI kjo marrëveshje nuk është respektuar, pasi kandidatja e propozuar për sekretare është përsëri nga radhët e PS. Ne shenje ?hakmarrje? anetaret e LSI-se kane bashkuar votat me Demokratet.

Nderkohe edhe ne në Shkodër antarët e koaliconit të majtë në këshillin bashkiak kanë votuar ?pro? kandidatit te djathtë per postin e sekretarit te përgjithshem.
Përfaqëuesi i Partisë Demokratike u zgjodh sekrertar i përgjithshëm i Këshillit me 39 vota pro dhe vetëm 8 kunder nga 47 keshilltare qe ishin ne salle. Hadri arriti të merrte 13 vota nga e majta, edhe ne fillim keshilltaret e koalicionit të majte u shprehen kunder candidatures se tij.

Këshilli bashkiak i Shkodrës ka 51 antarë nga të cilët 28 janë djathtas dhe 23 janë të kualicionit të majtë.

Recommended