Lezhë, banesa shekullore e Mlikajve tashmë e hapur edhe për turistët

  • 9 years ago
Banesa karakteristike e Mlikajve që ndodhet në lagjen "Skëndërbeg" në qytetin e Lezhës e shpallur Monument Kulture, tashmë do të bëhet e aksesueshme për turistwt vendas dhe të huaj. Bashkia e Lezhës dhe Sektori i Monumenteve të Kulturës kanë nisur punën për restaurimin e këtij objekti dhe kthimin e tij në identitet, duke i shkundur në këtë mënyrë pluhurin e harresës që e kishte mbuluar prej 20 vitesh.

Përgjegjësi i Monumenteve të Kulturës në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi është shprehur se kjo është e vetmja banese karakteristike në këtë qytet që është ruajtur në një gjendje kaq të mirë, duke vënë theksin tek mungesa e muzeut etnografik që i mungon këtij qyteti.

Kjo banesë është ndërtuar në vitin 1910-të dhe deri në vitin 1990 është përdorur si muze i qytetit të Lezhës, por mungesa e mirëmbajtjes që prej asaj kohe ka bërë që kjo shtëpi muze të shkoje drejt degradimit.

Recommended