CEZ, LSI: Do t'i shkojmë deri në fund hetimeve, Basha do katarsis

  • 9 years ago
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur thirrjen e opozitës për të hetuar në themel çështjen CEZ. Nënëkryetari i saj, Ylli Manjani në një deklaratë për shtyp u shpreh se, do të mbështetin idenë e një hetim ndërkombëtar me çdo kosto. Por, nga ana tjetër Manja e cilësoi këtë situatë të krijuar nga lufta brenda Partisë Demokratike apo përpjekjeet siç e cilësoi ai të Bashës për të pastruar PD-në.

?Do ta mbështesim hetimin ndërkombëtar me çdo kosto?, tha Manjani. ?Do t?i shkojmë deri në fund. DIA dhe CEZ kush e solli, si u bë marrëveshja. Çfarë ecurie ka pasur CEZ-i, si u lidh kontrata dje apo pardje. Të gjithë një e nga një pa asnjë lloj ndroje.

Nga ana tjetër, Manjani i cilësoi shifje akuzat e PD-së dhe foli për katarsis në PD. Ai tha se Basha po lufton për të larguar nga PD ish-kryeministrin Berisha dhe ish-ministrat e korruptuar.

?Përveç pjesës së shpifjes, PD ka marrë një nismë që duhet përgëzuar që është nisma për të bërë katarsis apo për të pastruar PD-në nga ish-ministrit. Me çdo çmim duhet mbështetur kjo nismë e PD-së. Kjo nisëm duhet të shkojë deri në fund dhe do ta dalin shumë të vërteta?, tha Manjani.

?E mbështesim jo vetëm për këtë rast, por edhe për raste të tjera. Pandëshkueshmëria është ajo që na dëmton sot. Të pa ndëshkuarit kanë fytyrë të akuzojnë. Do ta çojmë deri në funddhe të mos ketë asnjë merak zotëria. Keni kërkuar hetim dhe hetimi do të bëhet. Donik kriminalizkmi. Fajtori të gjykohet të dënohet. Ju ftojmë ta dëgjoni vjershën e Lulzim Bashës për të larguar nga PD ish-ministrat e korruptuar me në krye ish-kryeministrin.?

Recommended