Kuvend,mazhoranca rrëzon dekretet e Nishanit për Arsimin dhe Turizmi

  • 9 years ago
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, mazhoranca rrëzoi me shumicë votash dy dekretet e kthyera në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani për rishqyrtim.

Dy ligjet, ai për Arsimin e Lartë dhe për Turizmin ishin votuar seancën e fundit para mbylljes së sesionit parlamentar. Të dyja u kthyen në Kuvend nga Presidenti, dhe pas rrëzimit në komisionet parlamentare, u rrëzua edhe në Parlament.

Konkretisht, dekreti i Presidentit për ligjin e Arsimit të Lartë u rrëzua me 71 vota kundër, 18 pro dhe 1 abstenim. Kurse dekreti i Nishanit për ligjin e Turizmit u shpall i pavlefshëm me 72 vota kundër, 14 vota pro dhe 1 abstenim.

Recommended