Strazimiri: Tahiri te japë dorëheqjen makina u përdorur nga trafikantët

  • 9 years ago
Partia Demokrtike ka përsëritur kërkesën e saj për dorëheqjen e Saimir Tahirit pasi sipas saj ministri i Brendshëm është i zhytur në trafikun e drogës.

Në një deklaratë për mediat deputeti Demokrat Gent Strazimiri theksoi se makina e Tahiri 1 vit pasi është përdorur nga trafikantët e drogës rezulton të jetë në pronësi të ministrit të Brendshëm.

?Edhe tani që flasim, ky njeri që pranon se makina e tij është përdorur nga trafikantë, por nxjerr një alibi që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij AA003GB, pra ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit. Ne ia provuam edhe dje me fakte se një vit pasi thotë që e ka shitur, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar.Gënjen paturpësisht pasi nuk e ka shitur?- u shpreh Strazimirti.

Deputeti demokrat shoqëron fjalën me një dokument ku sipas tij tregohet që automieti i tipit ?audi? me targë AA003GB është siguruar për perjudhën 2015-2016 dhe rezulton në pronësi të Saimir Tahirit.

?Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri. Mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t?i nënshtrohet ndjekjes penale?- nënvizoi Strazimiri.

Deputeti demokrat përfundoi fjalën e tij duke akuzuar nga selia blu kryeministrin Rama i cili sipas tij po mbron mashtrimet e Saimir Tahirit.

Recommended