Protesta, ish-të përndjekurit kërkojnë shembjen e bunkerit

  • 9 years ago
Ish-të përndjekurit politikë po protestojnë para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme pasi kanë synim prishjen e një bunkeri që po rikonstruktohet brenda rrethimit të ministrisë.

Numri i pjesëmarrësve është rreth 200 persona, ku mes tyre ndodheshin dhe shumë deputetë të Partisë Demokratike, si Edi Paloka, Arben Ristani, Gent Strazimiri, Oert Bylybkbashi, Eduard Halimi, Jorida Tabaku, Asllan Dogjani, etj.

Përfaqësuesi i ish-të përndjekurve, Fatmir Hoxha u shpreh se, ?protestuesit do të çajnë kordonin dhe do ta shkulim bunkerin?.

?Do ta çajmë kordonin do ta shkulim bunkerin. Të përndjekurit politikë e kanë fituar gjithmonë betejën?, tha Hoxha.

Ai shtoi se, ?qëllimi i protestës është se në qendër të Tiranës me fondet e ambasadës italiane për pastrimin e bunkerëve nën dhe po ndërtohet një bunker që për 50 vjet bërë krimin në Shqipëri?.

Protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë, por pa mundur dot ta arrinin këtë qëllim. Në ndihmë të policisë, erdhën edhe forcat speciale si dhe punonjëse femra nga radhët e policisë.