Kërkohet pronari i magazinës "Hi Tech" për mbjelljen e kanabisit

  • 9 years ago
DURRËS - Një magazinë në punime e sipër, e cila do të shërbente për të kultivuar bimë narkotike përmes teknologjisë së fundit u zbulua nga policia e Durrësit në lagjen numër 15. Mjetet brenda magzinës ishin të sofistikuara për të bërë të mundur mbjelljen në një kohë të shkurtër të kanabisit.

Blutë e qytetit bregdetar mundën të bllokojnë në kohë nisjen e këtij aktiviteti të paligjshëm falë informacioneve të siguruara në rrugë operative. Nga kontrolli i ushtruar në magazinë u gjetën dhe sekuestruan 3 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva

Magazina rezulton në pronësi të 35-vjecarit Artur Mahmutaj i cili është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

Prokuroria e Durrësit po vijon hetimet për veprën penale?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.